Tottenhami nuk lëshon pe, hije e Leicesterit (Video)

172

Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Stoke City me rezultat 4-0.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke treguar se ata kanë udhëtuar vetëm për fitore.

Goli i epërsisë për Super erdhi në minutën e nëntë nga Harry Kane dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Festivali i golave në pjesën e dytë filloi me golin e Dele Alli në minutën 67-të, pas katër minutash shënoi edhe Harry Kane. Goli i fundit në këtë takim edhi nga Alli në minutën e 82-të.

Stoke+City+v+Tottenham+Hotspur+Premier+League+7nH9Kj2GO99x

Xherdan Shaqiri e filloi këtë takim nga minuta e parë, por u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë për shkak të lëndimit, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj fitore Tottenhami vazhdon në pozitën e dytë, por me pesë pikë më pak se Leicesteri, ndërsa Stoke në të vendin e nëntë me 47 pikë.

Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj West Bromwich Albion.