“Toti dhe Inzagi, dy ndër simuluesit më të mëdhenj”

135

Ivan Ramiro Cordoba, 12 vite të kaluara tek Interi, një eksperiencë sa e vështirë, aq sa dhe e bukur.

Gjatë rrëfimit të tij, Cordoba nuk lë pa thumbuar edhe arbitrat: “Unë them se ata që përzgjidhen si arbitra duhet të kenë luajtur futboll të paktën deri në një nivel të caktuar, për të marrë më pas patentën për të gjykuar. Vetëm kështu mund ta kuptosh kur një futbollist është hedhur për të simuluar, kur ka bërë një finte… Shpesh, kur kam qenë në fushë, më ka ndodhur që të mendoj me veten: ‘Si ka mundësi që arbitri nuk e ka kuptuar që ky simuloi’.

Për mua, handikapi i arbitrave është fakti që nuk kanë luajtur futboll, sepse vetëm kështu mund t’i kuptojnë kur lëvizja është normale, apo e forcuar nga dikush, për arsye përfitimi. Fundja, futbolli është sport kontakti, përndryshe disa lojtarë bëjnë mirë që të shkojnë të luajnë me kukulla. Këtë frazë madje ia kam drejtuar shpesh edhe Totit, edhe Inzagit… Pa dyshim që ishin kampionë të mëdhenj, por këta të dy kanë qenë ata që më kanë nervozuar më shumë gjatë përballjeve të ndryshme”.