Totenhemi, me stadium “gjysmak” në Champions

144

Leicester City ka mahnitur Europën këtë sezon, por nuk duhet anashkaluar sezoni madhështor i Tottenham-it, skuadra e vetme ende në garë për titull.

Sido që të shkojë, klubi anglez do të luajë në Champions League, por rrezikon ta bëjë me një stadium modest dhe gjysmak. Kjo për faktin se “White Hart Lane” jo vetëm që është mjaft i vogël, me 38.000 vende, por 8000 mund t’i hiqen.

Kjo për faktin se Totenhemi do të nisë punimet për stadiumin e ri dhe një tribunë me 8000 vende duhet mbyllur. Alternativat janë dy: ose tribuna nuk prishet, ose tentohet huazimi i madhështorit “Wembley”.