Torres mbërrin një rekord që nuk e kishte prej kohës së Liverpoolit (Foto)

121

A po rikthehet Fernando Torres në formën më të mirë?

Këtë përgjigje e jep rekordi të cilin e ka arritur ai gjatë fitores së Atletico Madridit kundër Granadas të dielën me rezultat 3:0.

Torres ka arritur të shënojë në katër ndeshje radhazi dhe këtë rekord nuk e kishte që nga Marsi i vitit 2010.

Tjetër fakt interesant është që në tri golat e fundit të Torres, ka asistuar Koke, kurse në dy golat e fundit të Kokes ka asistuar Torres, që e bën një partneritet ideal.