Tornado në SHBA, shkon në 6 numri i viktimave

116
Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë goditur juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Tre persona humbën jetën në Virginia, një ditë pasi tre të tjerë u gjetën të pajetë në bregun e jugut të vendit. Të moshës 50, 26 dhe 2 vjeç, viktimat u gjetën rreth 300 metra larg rulotit ku jetonin, i cili u përfshi nga erërat e forta dhe stuhitë e shiut.

Pamjet tregojnë që dëmet e shkaktuara nga tornadot janë të mëdha, veçanërisht në Virgina, Karolina e Veriut, Maliland, Pensilvania dhe Washington DC.

Dy autostrada kryesore në Virginia dhe dy rrugë nacionale janë të pakalueshme si pasojë e mbetjeve që solli vërshimi i ujërave. Shumë zona janë totalisht nën ujë, energjia elektrike është ndërprerë në shumë qytete si pasojë e stuhive dhe shkollat në Karolinën e Jugut e të veriut dhe në Florida ose janë mbyllur ose kanë shkurtuar orët e mësimit. Moti i ashpër ka prekur edhe jugun e Luizianës e Misisipin.

Sipas autoriteteve, 160 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë rreth 60 milje në perëndim të New Orleansit dhe 70 në Florida. Guvernatori i Floridas, Rick Scott, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy qarqe pas stuhisë së të martës.