Torino shokon Interin e skuqur (Video)

145
Interi ka humbur në shtëpi nga Torino me rezultat 1-2.
 
Ishte një ndeshje mjaftë aktive, ku të dy ekipet sulmuan gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Maruo Icardi në minutën e 17-të, sulmuesi argjentinas shënoi nga pika e bardhë dhe me epërsinë prej një goli skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë mysafirët përmbysën gjithçka, së pari barazuan në minutën e 55-të me anë të Cristian Molinaros, dhe pastaj kaluan në epërsi me golin e Andrea Belottin nga pika e bardhë në minutën e 73-të.
Vlen të theksohet se në këtë takim Miranda u ndëshkua me të kuq në minutën e 57-të dhe Yuto Nagatomo në minutën e 72-të.
Pas kësaj humbje Interi vazhdon në pozitën e pestë me 55 pikë, apo tetë më pak se Roma në vendin e tretë. Kurse Torino ngjitet në vendin e 12 me 36 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Frosinones.