Tolaj: Ftesa nga Prishtina është nder për mua

184

Bleart Tolaj, është futbollisti i cili e ka përforcuar sulmin e Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Pak me parë është bërë e ditur nga vetë skuadra, duke theksuar se me 21 vjeçarin kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi prej 3 vjet.

Ai është shprehur i lumtur për interesimin e Prishtinës dhe e ka thotë se pa u hezituar e ka pranuar atë.

“Prishtina e sapo shpallur kampione dhe të interesohej për mua ishte nder për mua, çka pa hezituar pranova të jem pjesë e saj. Është ndjenjë e mirë të jem pjesë e skuadrës më të madhe në vend.”

“Është e vërtet, në skuadër ka konkurrencë shumë të fortë. Por, me punën time, me ardhjen, ta quaj nga një kampionat evropian siç është ai kroat, të arrijë t’i ndihmoj ekipit që t’i realizoj planet e saj dhe pastaj edhe për ta ndihmua vetën dhe si në një trampolinë të siguroj ndonjë skuadër evropiane.”, deklaroj ai në faqen zyrtare te Prishtinës.

Futbollisti nga Deçani luan në tre pozitat e sulmit dhe në kryeqytet ka zbarkuar nga skuadra e Hajduk Spilitit, gjithashtu Tolaj ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës, nga U17, U19 dhe U21.

/Gazeta Sheshi/