Tjetër rekord për Messin: ja përse bëhet fjalë

143

Lionel Messi ka hyrë në të gjitha analet e futbollit spanjoll. Argjentinasit sikur nuk i mjaftoi të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e saj, me pasimin e dhënë së fundmni për gol në duel me Deportivo La Coruna-n në mesjavë është bërë asistuesi më i mirë në histori me 121 pasime për gol, përcjellë Gazeta Sheshi.

Kështu sulmuesi azulgrana ka barazuar dhe tejkaluar dy legjendat e futbollit spanjoll, Michel Gonzales dhe Pedro Martin që kanë nga 120 asistime. Ndërkohe me pasimin e bërë për golin e Luis Suarezit, Messi tashmë ka arritur në shifrën e 121 asistimeve në tërë historinë e kampionatit spanjoll, duke e kryesuar tashmë ranklistën.

Sezonin e shkuar Messi ishte asistuesi më i mirë i ligës me 17 asistime, duke barazuar Luis Figon sa i përket pasimeve të dhëna për gol brenda një sezone.

Leo gjithashtu ishte asistuesi më i mirë gjatë sezonit 2010-2011, me 19 pasime për gol.

/Gazeta Sheshi/