Tjetër largim nga Trepça ’89, ky futbollist konfirmon ‘divorcin’

750

Pas disa largimeve nga Klubi Futbollistik “Trepça ’89”, listës i është bashkuar edhe futbollist Ardian Muja.

Muja ishte ndër lojtarët me më shumë minutazhë në vitet e fundit te Trepça ’89, por tani me rënien në Ligën e Parë gjërat kanë ndryshuar.

Postimi i plotë nga Muja:

Të nderuar familjar, miq dhe ju sportdashës, me anë të këtij postimi po i’u informojë që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit “K.F Trepça 89”.

Mirënjohës dhe falënderues për të gjithë juve për përkrahjen e vazhdueshme që keni bërë si në drejtim timin e ashtu edhe të shokëve të skuadrës, faleminderit edhe presidentit të klubit z.Abedin Zeka si dhe të gjithë stafit teknik të trenerëve me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare.

Klubit i dëshirojë rikthim të shpejtë në superligë aty edhe ku e ka vendin.

Ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim”, shkroi ai.