Tirana në ‘kaos’, lajmëron largimin e katër lojtarëve

842

Skuadra e Tiranës është duke u përballur me largime të lojtarëve në merkaton verore.

Bardheblutë kanë lajmëruar për largimin e katër futbollistëve. Elton Cale, Agustin Torassa, Idriz Batha dhe Kristi Vangjeli nuk do të veshin fanellën “bardh e blu” sezonin e ardhshëm.

Cale dhe Torassa janë zyrtarizuar tashmë si futbollist të Gjilanit. Kurse Batha është prezantuar te Uta Arad në Rumani.