Tifozi i Arsenal-it, ja jep veshkën tifozit të Tottenham-it!

242

Një tifoz i Arsenalit ka treguar se miqësia nuk e kalon edhe rivalitetin e futbollit duke dhuruar veshkën e tij për të shpëtuar jetën e një tifozi rival të Tottenham, shkruan Goalshqip.com

Revolveristi, Dany Reid, u fut nën thikë për të ndihmuar tifozin e Spurs, Tim Reid, në momentin kur ai kishte nevojë dhe historia është ndarë në mediat sociale.

Tim Reid ka postuar një imazh të pasionuar dhe emocional për mikun e tij, duke e falënderuar atë që i shpëtoi jetën.

Ai tha: “Me asnjë fjalë nuk mund ta përshkruaj për atë që ky djalë ka bërë për mua dhe familjen time. Më dha mua një shans të dytë në jetë, duke vënë jetën e tij në rrezik, për të më dhënë mua një veshkë pa asnjë hezitim. Ju jeni një hero i vërtetë dhe të gjithë duhet ta dinë se ky është në njeri i madh për giximin që ka treguar”.

Shokët postuan një foto me fanela të Arsenal dhe Tottenham në spital dhe gjithashtu treguan se shakat e tyre për futboll ende ekziston mes tyre, pavarësisht lidhjes së tyre shumë të ngusht, transmeton Goalshqip.com

Tim Reid tha: “Edhe pse ti je një revolverist i pistë, unë jam shumë krenarë për të quajtur ty miku im më i mirë. Qëndro vëlla unë nuk jam shumë larg pas teje!”

Dany Reid  u përgjigj me vonesë duke thënë se vendimi për ta dhuruar veshkën e tij kishte qenë i pa menduar dy herë.