Tifozët kundër Wenger-it

125

Tashmë tekniku francez i skuadrës londineze Arsenal, Arsene Wenger, duhet ti bëjë llogaritë mirë tani e tutje, pasi përballë tij do të jenë edhe tifozët e topçinjëve në Emirates Stadium, transmeton Gazeta Sheshi.

Eleminimi nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa FA, kanë dhënë sinjale të qarta se shumë shpejt revolveristët do mbesin prapa edhe në luftën për titullin në Premier Ligë, ndaj tifozët nuk mund të durojnë edhe një sezon tjetër pa asnjë trofe.

WEST BROMWICH, ENGLAND - NOVEMBER 29:   (EDITORS NOTE: This is a retransmission of image #459708260 with an alternative crop)   Arsenal fans hold up a banner for Arsene Wenger, manager of Arsenal during the Barclays Premier League match between West Bromwich Albion and Arsenal at The Hawthorns on November 29, 2014 in West Bromwich, England  (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Tashmë në disa ndeshje të topçinjëve, tifozët gunners kanë shpalosur mesazhe të ndryshme, me ç’rast kërkohet shkarkimi i Wenger.

“Faleminderit për kujtimet, mirëpo është koha të themi lamtumirë”, ka qenë njëra ndër banderolat e fundit të tifozëve. Tashmë edhe në sondazhet e ndryshme ne mediat britanike, tifozët e Arsenalit janë shprehur pro shkarkimit të Wenger që siç duket ditët i ka të numëruara në Emirates Stadium.

/Gazeta Sheshi/