Tifozët e zëvendësojnë lojtarin

161

Valencia është shndërruar në një shtëpi të çmendurve. Për të plotësuar këtë afirmacion mjafton vetëm reçeta e ndeshjes së fundit ndaj Atleticos së Madridit, në të cilën lakuriqët e humbën (1-3), transmeton informacionin Gazeta Sheshi.

Dhjetë minuta para se të përfundonte ndeshja, Neville kishte bërë gati Negredon për ta zëvendësuar, mirëpo situata ndryshoi kur Aderlan Santos ndërhyri në Fernando Torresin dhe për pak sa nuk u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo bëri që Neville të ndryshoj mendjen. Të kthej prapa Negredon dhe të fusë një lojë një mbrojtës. Mirëpo, pas vërshëllimave të publikut vendas, anglezi sërish del në konfuzion, me ç’rast vendos përfundimisht për sulmuesin spanjoll, i cili shijon minutat e fundit të lojës, pa e prekur fare topin.

Fundi i ndeshjes sërish zhënjyes për “los che”, që tani kanë prishur mardhëniet me tifozët dhe tekniku Neville duhet të gjejë një zgjidhje për ti përmirësuar ato, në të kundërtën do përjetojë fatin e paraardhësit të tij Nuno.

/Gazeta Sheshi/