Tifozet e United kërkojnë vetëm një gjë nga Cristiano Ronaldo

146

Cristiano Ronaldo nuk e harron qytetin ku u rrit si një futbollist profesionist, Manchesterin. Dhe qyteti në fjalë po ashtu nuk e harroi atë. Ylli i Madeiras rikthehet në shtëpinë e tij të parë, aty ku i mori hapat e të qenurit i famshëm, për tu përballur me rivalin lokal të ekipit në të cilin ai ka luajtur, kundër Manchester City.

Edhe përkundër faktit se ai nuk është më pjesë e djajve të kuq, ai gëzon respektin e tifozëve të Man Utd ende.

Mediat e Manchesterit e kanë pritur me padurim ardhjen e portugezit, të cilët kanë vetëm fjalë mirënjohjeje për të. Nëse Cristiano shënon ndaj Cityt kjo nuk do të ishte hera e parë që ai e bën këtë gjë, sepse e ka bërë disa herë më parë si lojtar tek Man Utd dhe tek Reali poashtu.

Tifozët janë mbledhur në rrugët e qytetit anglez për t`i treguar mbështetjen e tyre të plotë për Portugezin i cili ka bërë shumë për klubin e tyre. Tifozet e Manchester United duan vetë një gjë nga Portugezi në ndeshjen e nesërme: “Të shkatërrojë Manchester Cityn dhe t`ju shënojë shumë gola.”