Tifozët e Ballkanit të pakënaqur me Shkëmbin: “Shko në shpi, skemi kohë me pritë eksperimente”

1183

‘Xhebrailat’ priten më shumë nga Bledi Shkëmbi, por siç po duket tifozët janë të zhgënjyer nga trajneri i ri i Ballkanit.

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Kosovës i ka lënë ‘shije’ të hidhur tifozëve të Ballkanit. Por, kjo nuk ishte e tëra pasi edhe në Superligë ka një formë të lëkundur, ku nga katër ndeshje të zhvilluara në sezonin pranveror ka marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje, shkruan Gazetasheshi.com

Kjo situatë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga kryetari i ‘Xhebrailave’, Korab Elshani i cili në profilin e tij zyrtare ka postuar një fotografi me tifozin e veçantë Kobën.

Elshani në postimin e tij ka shkruar se përfundimisht trajneri duhet me shku në shpi dhe se nuk kanë kohë më për eksperimente.

Ndërsa nder tjera thuhet edhe me hashtag “Munishi back”, ku nënkupton se tifozët kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit. /GazetaSheshi/