Tifozët e Arsenalit me peticion për ta shkarkuar presidentin

140

Tifozët e Arsenalit janë të shqetësuar sërish. Eleminimin nga Liga e Kampionëve nga Barcelona nuk e kanë kapërdirë dot, dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Stan Kroenke, transmet Gazeta Sheshi.

Tifozët kanë siguruar mbi 4,000 nënshkrima në internet, derisa kanë kërkuar përkrahje masive për ti realizuar këto objektiva:

1.Ta ndalojmë Stan Kroenken ta shkatërrojë Arsenalin
2.Të ulë çmimin e biletave
3.Të shpenzojë në lojtarë të mëdhenj
4.Të fitojë titullin e Premier LIgës
5.Arsenalin ta drejtojë një pronar që do klubin

/Gazeta Sheshi/