Thyen dhëmbin derisa feston golin e skuadrës së tij

126

Goli realizuar nga Marcus Rashford i ka sjellur fitoren skuadrës së Manchester United në përballje ndaj rivalit lokal Manchester City, mirëpo edhe i ka hequr njërin dhëmbë një tifozi të pranishëm në Etihad Stadium, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjatë festimit të golit tifozët janë përplasur me njëri tjetrin, derisa njëri prej tyre e ka pësuar më së keqi, duke thyer njërin dhëmb. Përmes një fotografie në rrjetin social Twitter, tifozi i United tregoi për dhëmbin e thyer, që sidoqoftë i’a ka vlejtur për një fitore ndaj fqinjëve të përhershëm.

/Gazeta Sheshi/