Thiago Silva rrëfen incidentin e Ibrës me Gatuzon: Si e hodhi në koshin e plehrave

181

Një ditë pasi PSG pritet të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Thiago Silva ka rrëfyer një incident që ka ndodhur mes Zlatan Ibrahimovic dhe Genaro Gatuzos në kohën kur luanin me Milanin.

Mbrojtësi brazilian ka treguar në formën e një anekdote se Zlatan ka futur në koshin e mbeturinave Gatuzon.

“Një ditë, gjatë një seance stërvitore Gatuzo vazhdoi ta ngacmonte me shaka Zlatanin”,-ka thënë ai për ‘Sky Deutschland’.

Ndërsa ka vazhduar se “Ibra nuk e la me kaq dhe u hakmor ndaj mesfushorit. Të dy u takuan sërish në dhomat e zhveshjes dhe Zlatan vendosi ta përdorë Gatuzon si instrumentin e tij për të luajtur: E mori duke e ngritur në peshë dhe e hodhi në koshin e plehrave. Duke menduar për fytyrën e Gatuzos, unë nuk pushoja dot së qeshuri për rreth një javë”,-ka thënë Silva.

Rrëfimi i tij vjen në kohën kur mediat itailane shkruajnë për një rikthim të mundshëm të Ibrës në Milano.