Themelohet Fondi per Garanci Kreditore

106

Fondi i Kosovës për Garanci Kreditore (FKGK) u inaugurua sot gjatë një ceremonie të organizuar nga USAID në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës.

Kjo ceremoni shënon themelimin e një institucioni të pavarur lokal dhe të qëndrueshëm, i cili pritet të lëshojë garanci kreditore për institucionet financiare, duke rritur kështu qasje në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Në inaugurim po marrin pjesë autoritetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Kadri Veseli Veseli tha se koalicioni në pushtet duhet t’i qëndrojë premtimeve për punësimin. Ai shtoi se kuvendi ka aprovuar 11 ligje qe kanë ndikim në zhvillimin ekonomik.

Veseli tha se me këtë fond do t’u mundësohet të rinjve që të kenë qasje në kredi për zhvillimin e biznes planit./KosovaPress/