The Guardian: Në Kuvendi i Kovovës votohen ligje nën gaz lotsjellës

139

As këtë herë ngjarjet në Kuvendin e Kosovës nuk i kanë ikur vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

The Guardian, njëra prej gazetave më të rëndësishme evropiane, e cila pati bërë një përmbledhje të arsyeve që po shkaktojnë ngjarjet në Kuvend qysh pas seancës së tetorit kur për herë të parë ishte hedhur gaz lotjsellës nga opozita, ka shkruar sërisht për zhvillimet gjatë seancës së djeshme.

Edhe këtë herë kjo gazetë ka përmendur zemërimin e opozitës ndaj marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë si shkaku që e shtyn opozitën për të hedhur gaz lotsjellës. Gazeta ka vënë theksin në dy zhvillime tërësisht të kundërta nga njëra tjetra – ndërkohë që hidhej gaz lotsjellës nga opozita, pozita votonte ligje.