Thaqi flet për sezonin historik dhe tregon preminë që mori klubi

1274

Skuadra e Malishevës, e formuar pesë vite më parë, dje ka shkruar historinë, duke arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë për herë të parë, raporton Insporti.

Malisheva shënoi fitore 0-3 në udhëtim te Vëllaznimi, duke arritur të shpallet kampione në Grupin A dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ri.

Në një intervistë për Insportin, trajneri Arsim Thaqi ka zbuluar vështirësitë dhe punën e pandalshme deri te ngjitja në Superligë, ku ndër tjera ka folur edhe për preminë që ka marrë klubi.

“Sezoni ka qenë shumë i vështirë, duke e ditë se grupi A, ku kemi garuar si klub ka qenë me ekipe shumë më cilësore se ekipet nga grupi B”

“Ky ka qenë qëllimi, inkuadrimi i Malishevës në Superligën e futbollit të Kosovës, edhe pse shumë njohës të futbollit kanë qenë skeptik, duke e ditë që kemi përballë një ekip siç është Dukagjini, ekip që ka qenë i organizuar në çdo aspekt” – tha fillimisht Thaçi.

Teksa, sa u përket premive, Thaqi refuzoi të tregonte një shumë konkrete, por la të nënkuptohej që shuma nuk ka qenë aspak e vogël.

“Nese e keni parë angazhimin e lojtarëve në ndeshjen e fundit, duhet me kuptu të gjithë se premija nuk ka qenë e vogël”.

Ndër tjerash, Thaqi zbuloi se qëndrimi te Malisheva edhe në sezonin e ardhshëm nuk varet nga ai por nga klubi.

“Për sezonin e ardhshëm nuk kemi fol ende me klubin, por mendoj shumë shpejt që do të kemi një takim me klubin që t’i diskutojmë këto gjëra. Se a do të jem te Malisheva nuk varet nga unë por nga klubi”, përfundoi trajneri i skuadrës së Malishevës.