Thaçi po shkruan histori në Gjeorgji, skuadra e udhëhequr nga ish-basketbollisti kualifikohet në gjysmëfinale të “Play Off-it”

432

Dinamo Tbilis e drejtuar nga trajneri shqiptar Muhammed Thaçi, mbrëmë ka arritur një sukses tejet të madh, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e trajnerit shqiptar me fitoren e arritur në çerekfinale ndaj Kutaisit me rezultat 80:89, kanë prekur gjysmëfinalen e “Play Off-it” të elitës gjeorgjiane në basketboll.

Me këtë triumf dhe në seri prej 2:1, ekipi i Thaçit tani në gjysmëfinale do të takohet me Tskhum-Apkhazeti.

Ndërsa ju rikujtojmë që skuadra e Mujës në sezonin e elitës gjeorgjiane e ka mbyllur në vendin e 7-të, por me punë të madhe dhe me buxhet shumëfish me pak se kundërshtaret tani ka arritur ta shkruajë një dokument historik me skuadrën e Dinamo Tbilis.

/GazetaSheshi/