Tevez refuzon gjigantët evropianë

160

Carlos Tevez ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Boca Juniors, edhe pse për të interesim po shprehin Napoli dhe Chelsea.

Sulmuesi argjentinas që ka pasur një karrierë të mirë në Evropës, në një konferencë të mbajtur ka deklaruar se nuk dëshiron të braktis ekipin e fëmijërisë, Boca Juniors.

“Sigurisht që do të qëndrojë te Boca. Gjithçka tjetër që mund të lexoni janë vetëm thashetheme. Unë do të qëndrojë këtu, edhe pse po kërkohem nga Napoli dhe Chelsea”, deklaroi Tevez, që së fundi në Evropë ka veshur fanellën e Juventusit.