Testohen të gjithë lojtarët e Prishtinës, të gjithë rezultojnë negativë

137

Të gjithë futbollistët e Prishtinës kanë rezultuar pozitiv dhe bardhekaltërit gjithashtu sot kanë mbërritur në Tiranë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke bërë të ditur se të gjithë anëtarët janë testuar sot dhe e gjithë ekspedita kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë:

Para nisjes e tërë ekspedita doli negative në testim

Tiranë, 18 qershor – Skuadra sot ka mbërritur në Tiranë ku është akomoduar dhe karantinuar në “White Dream Hotel”.

Para nisjes për në Shqipëri, skuadra është testuar në laboratorin e specializuar “EuroLab” ku të gjithë anëtarët e ekspeditës kanë dalë negativ.

Pasdite nga ora 18, në fushën ndihmëse të KF Tirana në “Skënder Halili”, skuadra kreu seancën e parë stërvitore, aty ku do të stërvitet edhe nesër për të kaluar pastaj në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në “Elbasan Arena”.

/Gazeta Sheshi/