Testohen të gjithë lojtarët e Prishtinës për Covid-19, gati për udhëtim në Shqipëri

227

Futbollistët dhe stafi i Prishtinës, janë testuar sot për Covid-19, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërit me datë 22 qershor do t’i nisin edhe parakualifikimet në Ligën e Kampionëve, e ku kundërshtar do të jetë skuadra e Folgores.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Folgores do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan.

Kryeqytetasit para këtij takimi ndaj ishullorëve janë testuar për Covid-19 dhe nga sot do të karantinohen në një hotel luksoz në Tiranë.

/Gazeta Sheshi/