Tërstena: Challandes po na nënçmon të gjithëve, flet sikur të kishte trajnuar në Serie A

387

Bernard Challandes vazhdon të jetë në qendër të kritikave nga opinioni sportiv në Kosovë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative të varguara në ndeshjet e fundit, tekniku zvicerian është futur në polemika edhe për deklaratat e tij, shkruan Gazetasheshi.com.

Së fundmi selektori i Kosovës ishte i ftuar në emisionin “Rubikon” në kanalin televiziv “Klan Kosova”, derisa bëri disa deklarata që nuk janë pritur aspak mirë.

Teksa foli për mardhëniet e tij me futbollistin Leart Paqarada, ai tha se nuk është duke luajtur për Real Madridin dhe nuk kishte ftesë për Dakun, sepse nuk është e mjaftueshe t’i shënosh disa gola në Superligë.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar gazetari sportiv, Granit Tërstena, i cili ka kritikuar përzgjedhësin Challandes në lidhje me diskursin e tij publik.

“Bernard Challandes ka fillu me dhanë deklarata nençmuese për gazetarët, lojtarët, tifozët dhe për krejt Kosovën. Nuk e di a është në dijeni ky plakushi që gjate karrierës së tij, vetëm Kombetarja e Armenisë mund të cilesohet si arritje – edhe pse deshtoi ta kualifikonte në EURO 2016! Dhe se nuk është Jose Mourinho, apo nuk na ka ardhur nga skuadrat angleze, italiane apo gjermane. A është në dijeni ky që ekipi është i bërë nga ish-trajneri, Albert Bunjaki – pothuajse asgjë të re nuk na ka pruar në skuader. A e din ky që s’mundet me u ba si ‘Gani Abazi’ Gianni de Biasi – që e duan të gjithë shqiptarët”, ka thënë Tërstena.

Ndër të tjerash ai ka thënë se janë ofenduese krahasimet që i bënë Challandes.

Kujtojmë që për selektorin e Kosovës ka patur kritika edhe nga futbollisti shqiptar, i cili ishte pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami.

“Është shumë njeri i mirë. Por me fol për teknikë, nuk besoj që ai mundet me ngritë nivelin. Ai teknikisht nuk i din shumë sene, shumë sene nuk i njeh, shumë sene nuk i studion. Është motivues i madh, të jep energji, shpirtë. Por sot taktikisht e teknikisht duhet me qenë i përgatitur. E ka edhe shkollën e Zvicrës, dhe ata mendojnë që i dijnë krejt dhe tjerët nuk dijnë asgjë”, kishte thënë Behrami.

I tha se nuk i di taktikat pasi ka shkollën e Zvicrës, Challandes i kundërpërgjigjet Valon Behramit | Gazeta Sheshi
Kosova e nisi në mënyrë katastrofale kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pasi që humbi dy ndeshjet e para ndaj Suedisë (0-3) dhe ndaj Spanjës (3-1).

/Gazeta Sheshi/