Terry paguan funeralin e një tifozi

131

Kapiteni dhe legjenda e skuadrës londineze Chelsea, John Terry, i ka dhuruar familjes së Tommi Miller rreth 1,600 funta për ta paguar funeralin e tij, i cili ndërroi jetë ditë më parë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Kisha fatin ta njihja Tommi Millerin në qershor të vitit 2015, gjatë një dueli me Chelsean. Jam i shokuar nga lajmi për vdekjen e tij. Jam i bindur që familja dhe shokët e tij do ta përcjellin për në banesën e fundit, ashtu siç e meriton”, ka theksuar Terry.

_89174546_1661960-xi_chelsea-1
Tommi, i cili ishte vetëm gjashtë vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e leokimisë.

Funerali i tij do të niset më 14 prill dhe do të jetë i mbuluar me simbolet e skuadrës së Chelseat dhe Cambridge United, dy skuadrave të tij të preferuara.

/Gazeta Sheshi/