Tërnoci – Drita, ja me cilën përbërje startoi Sadat Pajaziti (FOTO)

769

Dueli miqësor ndërmjet skuadrës nga Kosova Lindore, Tërnocit nga Bujanoci dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.

Sfida është mbyllur 1:1 dhe nuk ishte e nivelit të pritur ndonëse interesimi për ta parë atë nga afër nuk mungoi.

Kjo njëherit ishte miqësorja e parë e bardh e kaltërve për këtë para sezonë, deri sa gol realizoi përforcimi i sapo ardhur Semir Zeneli.

Në këtë përballje Pajaziti startoi me Latifin në portë, i cili është rikthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë, në krahun e djathtë të mbrojtes është tashmë i pozicionuar Viktor Kuka, i cili së bashku me Alban Dragushën, Taulant Halitin dhe Alban Tusunin, ruajnë vijën e fundit të mbrojtjes.

Në mesin e fushës kanë luajtur Florim Berisha, Arbnor Ramadani si dhe mesfushori i ardhur këtë sezonë Petrit Osmani. Në vijën e sulmit kanë luajtur Semir Zeneli, Almedin Murati si dhe Bergin Maliqi, i inkorporuar nga skuadra e juniorëve.

Pajaziti në pjesën e dytë të lojës testoi edhe disa futbollistë të tjerë, deri sa për të përpiluar formacionin e titullarëve, ka kohë ende deri në fillimin e edicionit të ri.

drita/Gazeta Sheshi/