Të premten shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës

124

Të mërkurën e enjten zhvillohen tri duelet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën sfidohen Llapi – Gjilani dhe Drenica – Drita, kurse të enjten Ferizaj e pret Trepçën ’89. Siç dihet, Prishtina kishte shkuar në gjysmëfinale pa lojë.

Megjithatë, ekipi nga kryeqyteti të premten do të mësojë kundërshtarin në këtë fazë të garës.

FFK ka njoftuar se të premten nga ora 14:30 në zyrat e saja do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.