Tashmë është zyrtare, Llapi e falënderon përzemërsisht Zhdrellën

357

Mentor Zhdrella është njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë pas luftës, shkruan Gazetasheshi.com

Zhdrella në katër edicionet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Podujeva, KF Llapi. Kurse, tashmë klubi nga Podujeva dhe futbollisti i kanë ndarë rrugët.

Mbetet që të shihet në ditët në vijim se cila skuadër do t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit 30 vjeçar.

Kujtojmë që Zhdrella ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit, Prishtinës, Dritës dhe karrierë ka bërë edhe në Superioren Shqiptare tek Partizani i Tiranës.

Më poshtë e gjeni postimin e klubit llapjan:

Faleminderit përzemërsisht Kapiten 
7-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës!
Fitues i Kupës së Kosovës
4 edicione me Llapin
100 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe Kupë
7785 minuta të luajtura
20 gola të shënuar
30 asistime
Pas një periudhe 4 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellur trofe.
Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngris trofeun historik
të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj.
Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë.
I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT!
Shumë suksese në vazhdim mjeshtër!

/Gazeta Sheshi/