Tahiri sqarohet pas akuzave nga “Forca”: Kam investuar mbi 300 mijë euro

914

Vushtrria nuk ka arritur të mbetët në Ligën e Parë, teksa në grupin A ka përfunduar në vendin e fundit me 20 pikë. Rënia e ish-kampionit nga në nivelin e tretë të futbollit kosovar ka shkaktuar frustrime tek tifozëria “Forca”, shkruan Gazetasheshi.com.

Tifo-grupi nga qyteti i Vushtrrisë, nuk janë ndarë aspak të kënaqur me rënien në Ligën e Dytë, madje akuzat i kanë drejtuar tek kryetari i skuadrës, Bajrush Kajtazi dhe kryetari të komunës, Xhafer Tahiri.

Dhe pas këtyre akuzave kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, i është kundërpërgjigjur me një sqarim tifozerisë “Forca”. Në shkresën e tij thuhet se ka investuar afër 300.000 mijë euro në infrastrukturën e skuadrës dhe që nuk është implikuar me politikat e klubit.

Ndërsa tutje ka shtuar se dhjetëra herë me grupin “Forca” janë mundur ta gjejnë një zgjedhje për mbetjen në Ligën e Parë, por që nuk arriti mbijetesën dhe krejtësisht në fund ka shtuar se të gjithë duhet të marrin përgjegjesinë.

Postimi i plotë:

Sqarim për tifozerinë “Forca”

Lidhur me rënien në një rang më të ulët të garave në futboll të klubit të futbollit Vushtrria
Klubi ynë i zemrës Fc Vushtrria sot ra nga Liga e dytë, gjë që e ka lënduar një qytet të tërë por edhe mua si një nga tifozët e panumërt.

Me gjithë investimet në futboll, si: fusha në Doberllukë, fusha ndihmese, zhveshtoret, subvensionimi në 2018, të gjitha këto nuk ishin të mjaftueshme që Vushtrria të ngritet aty ku e ka vendin, në Superligë!

Si Komunë, kemi investuar afër 300,000 € në infrastrukturë të futbollit, por as kjo nuk mjaftoi. Pandemia COVID-19 bëri që bizneset gjeneroze të Vushtrrisë të mos arrijnë të ndihmojnë klubin, e kirza e përgjithshme ekonomike ndikoi edhe tek klubi i Vushtrrisë.
Dua të bëj të ditur që asnjeherë nuk jam implikuar në politikat e klubit, apo të kryesisë së klubit.

Si kryetar i kam rritur subvencionet për sport për të gjitha klubet sportive çdo vit, duke i dyfishuar ato.

Qyteti i sportit është krenar me klubet e veta sepse ka pasur rezultate kulmore ku vajzat e KHF Vushtrria, sapo janë shpallur kampione të Kosovës dhe janë fituese të Kupës, vajzat e klubit të basketbollit kanë hyrë në superligë, rezultate kulmore kanë pasur edhe klubi i pinpongut, shahut si dhe rezultate sportive individuale që e kanë nderuar dhe lartësuar sportin e qytetin e Vushtrrisë.

Kam pritur me dhjetra herë herë tifozët e Forcës në zyre sikur të gjitha klubet dhe bashkarisht jemi munduar me ju dal në ndihmë, aq sa na takon ligjerisht si komunë!
Futbolli është sport kolektiv, ku dominon solidariteti, vetsakrifica, ndërsa ndarjet e grupacionet e shkatërrojnë frymën sportive dhe rezultatet, sikur që ndodhi tani!

Sporti i ka fitoret por edhe humbjet, do të ngritemi shpejt sepse kjo gjendje është e papranueshme!!

Duhet të marrin përgjegjesi të gjithë!

“Forca” reagojnë ashpër për rënien nga Liga e Parë: Turpi qoftë mbi ju, Bajrush Kajtazi dhe Xhafer Tahiri realizuan qëllimet e tyre

/GazetaSheshi/