Swansea me mesazh përkujtimi në 11 vjetorin e vdekjes së Besian Idrizajt

168

Besian Idrizaj ishte njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar.

Por në vitin 2010, sulmuesi shqiptar ndërroi jetë pasi pësoi një sulm në zemër në banesën e tij.

Në atë kohë, Idrizaj ishte pjesë e klubit të madh uellsian Swansea City, që pas çdo viti kujton ish-lojtarin e tyre.

Idrizaj kishte luajtur me grupmoshat e Kombëtares së Austrisë, derisa kishte vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë, por ëndrra për ta veshur fanellën kuqezi u shua pas atij sulmi në zemër.

Gjithsesi Idrizaj vazhdon të kujtohet gjithmonë nga Swansea, pasi edhe në 11 vjetorin e vdekjes së tij klubi uellsian ka shkruar disa fjalë për të.

 

“Besian Idrizaj u humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas në Twitter.

Idrizaj ndërroi jetë në moshën e re si 22-vjeçar, derisa pritej që të kishte një karrierë të madhe.

Ylli nga Kosova kishte nisur karrierën te LASK Linz, para se të kalonte te të rinjtë e Liverpoolit në vitin 2005.

Ai kishte kaluar si i huazuar edhe tek skuadrat tjera si Luton e Crystal Palace, para se të bashkohej me Wacker Innsbruck e së fundmi luajti për Swansean.