Barazim në Pejë, fitojnë Gjilani e Llapi

476

 

Besa dhe Trepça ’89 kanë luajtur pa gola në një ndeshje tejet interesante. Pejanët kanë qenë më dominues, por portieri mysafir, Arben Beqiri ka qenë ‘hero’ me disa intervenime bravuroze.

Në takimin tjetër, Llapi mposhti Vushtrrinë me dy gola të Hamdi Namanit dhe një të Alban Mavriqit.

Ndërkohë, Egzon Shabani ia solli tri pikë Gjilanit me golin e realizuar në minutën 47 ndaj Istogut.

Besa – Trepça ’89   0:0

Përfundon ndeshja.

90+3′. Arben Beqiri pret sërish, nga rrëmuja përfiton Papuqi, megjithatë bllokohet goditja e tij.

86′ Përpjekje të vazhdueshme të Besës, por fati në anën e Trepçës ’89.

77′ E pamundur çfarë humb Fetim Kasapi. Besa po e “bombardon” portën mysafire.

62′ Damijanovic nga dy metra nuk qëllon portën nga topi i kthyer. Besa po humb shumë raste. A do t’i hakmerren këto, mbetet të shihet.

53′ Kastriot Rexha del i vetëm përballë portierit mysafir, gjuan, jashtë kuadratit. Rast ideal.

51′ Akinyemi në rast të mirë, por reagon portieri Valmir Bytyqi.

45′ Përfundon pjesa e parë

43′ Tjetër rast i mirë për vendasit, sërish vendimtar Beqiri.

35’ Kastriot Rexha del i vetëm me portierin Beqiri, por ky e pengon në mënyrë të palejuar. Vetëm karton i verdhë për “gardianin” mitrovicas.

32’ Damjanovic përfiton nga një rrëmujë në zonë, gjuan, por pret portieri Beqiri, duke shpëtuar një gol të sigurt, derisa situatën e spastron Maloku.

29′ Pak shikues në Pejë po shohin një ndeshje tejet interesante.

17′ Bujar Idrizi i Trepçës ’89 lëshon një rast ideal, por gjuajtja e tij nuk qëlloi cakun.

Nis ndeshja.

Përbërjet

Besa : Bytyqi, Fl. Papuqi, Damjanovic, Rexha, Osmani, Kasapi, Miftaraj, Qorraj, Fi. Papuqi, Dabiqaj, Gashi. Trajner. Ilir Nallbani.

Trepça ’89: Beqiri, B. Idrizi, Turku, Asani, Potoku, D. Mstafa, Maloku, Pefqeli, Sh. Idiriz, Kurtishaj, Akinyemi. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjilani – Istogu     1:0

Përfundon ndeshja.

88′ Gjilani shpërdoroi disa mundësi ideale.

76′ Portieri vendas, Donat Kaçiu vazhdon t’ia mohojë golin e shumëpritur Istogut.

47’ Gol… Egzon Shabani realizon një gol të bukur dhe sjell Gjilanin në epërsi. Paraprakisht, portieri Kaçiu shpëtoi një gol të sigurt.

45′ Përfundon pjesa e parë.

44′ Arbër Hoxha i Istogut pati rast të mirë, por portieri Donat Kaçiu shpëtoi ekipin e tij.

18′ Lojë e ngadalshme. Gjilani po udhëheqet nga trajneri i ri, Jetullah Arifi, pasi Megzon Visoka nuk gjeti gjuhë të përbashkët me kryesinë e klubit.

Nis ndeshja.

Përbërjet

Gjilani: Kaçiu, Y. Kastrati, A. Hyseni, Jamal, E. Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Haxhimusa, Rexhepi, Rusi. Trajner: Jetullah Arifi.

Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, Maxharaj, Shabanaj, K. Gashi, Hamedi, Bajramaj, F. Gashi, D. Gashi, Duraku. Trajner: Besim Podrimaj.

Llapi – Vushtrria     3:0

Përfundon ndeshja.

90+1 Gol… Hamdi Namani shënon sërish, por tashmë një gol edhe më të bukur se të parin.

87′ Llapi po e ruan epërsinë…

71’ Gol… Hamdi Namani pasi hyri në lojë arriti të shënojë. Llapjanët afër fitores.

66′ Ende rezultati i minutës së 7 megjithëse Llapi lëshoi dy mundësi të mira me Benjamin Eminin dhe Visar Zogianin. Njëherë rrezikoi edhe Vushtrria, por pa sukses.

50’ Vushtrriasit në pjesën e dytë më kërkues.

45′ Përfundon pjesa e parë.

38′ Nuk ka ndryshim rezultati në Podujevë pavarësisht dominimit të vendasve.

28′ Llapi vazhdon të dominojë, kurse Vushtrria nuk po arrin të rrezikojë për asnjë moment.

7’ Gol… Llapi realizon nëpërmjet Alban Mavriqit. Ai realizoi pas harkimit të Visar Zogianit.

Nis ndeshja.