Superkupa, Feronikeli – Prishtina: A i keni ditur këto statistika?

191
23 ditë na ndajnë nga ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll, ndërmjet kampionit, Feronikelit dhe fituesit të Kupës, Prishtinës.
 
Kjo përballje interesante do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami’ në Pejë, me 13 gusht.
 
Por si qëndrojnë punët ndërmjet këtyre dy skuadrave në përballjet direkte.
 
Feronikeli dhe Prishtina, kanë 12 përballje në kampionat. Nga këto 12 ndeshje, Feronikeli ka 7 fitore, 2 barazime dhe Prishtina ka shënuar 3 fitore, shkruan Teleskopi.net. Duhet theksuar se këto janë statistika të rralla që Prishtina nuk ka bilanc më pozitiv kundër ndonjë skuadre.
 
Pra, Feronikeli është ekipi i vetëm në Kosovë që ka një dominim kaq të madh ndaj klubit më të trofeshëm në Kosovë. Por, ndeshja e Superkupës që do të luhet në Pejë, nuk do të bazohet fare në statistika, pasi bëhet fjalë për vetëm një takim, i cili do të zhvillohet në fushë neutrale si dhe do të përballen dy skuadra që kanë përforcuar shumë, sidomos Prishtina që ka marr mjaftë lojtarë cilësore.
 
Feronikeli e ka fituar një Superkupë me trajnerin Gani Sejdiu në vitin e kaluar pa luajtur fare pasi ishin fitues të titulli dhe të kupës dhe aktualisht në Drenas është trofeu i Superkupës, por do të jetë motiv shtesë që ky trofe të fitohet edhe me trajnerin, Afrim Tovërlani.
Në anën tjetër, Prishtina e ka fituar 8 herë Superkupën, por do të jetë një motiv shtesë ta fitojnë me trajnerin e ri, Kushtrim Munishi si përforcimet e reja.
Feronikeli – Prishtina, luhet me 13 gusht në Pejë dhe nis në ora 15:00.