Super 11-shja e El Clasicos, dominon Barcelona

146

El Clasicon e Marcas e fiton Barcelona. Kur na ndajnë vetëm pak orë nga superpërballja mes blaugranave dhe Los Blancos, gazeta madrilene zhvilloi një sondazh për të përcaktuar një super 11-she të përbërë nga futbollistët e të dyja skuadrave. Rezultati ishte 7-4  në favor të Barcelonës me lexuesit e Marcës që mbështetën në masë yjet e skuadrës katalanase, edhe pse shumica e atyre që kanë votuar mund të kenë qenë tifozë të Realit, duke ditur faktin që kjo përditshme i qëndron shumë afër aktualitetit Blanco. Surpriza e madhe e 11-shes më të mirë nga konitgjenti i futbollistëve që kanë dispozicion Luis Enrique dhe Zidane, është Cristiano Ronaldo. Edhe pse kryeson listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas me 28 finalizimeve luzitani nuk u preferua nga lexuesit e Marcas, pasi 40 mijë personat që kanë marrë pjesë në sondazh kanë zgjedhur tredhëmbëshin e Barcelonës Messi-Suarez-Neymar në majën e sulmit të këtij super-formacioni.

Duelin e portës e fitoi Keylor Navas, i cili grumbulloi 58,4 % të votave kundrejt, 31,48% të Claudio Bravos, 8,5% të Ter Stegen dhe vetëm 1,78 % të Kiko Casilla. Mbrojtësi i qëndrës që mori më shumë vota ishte Sergio Ramos i ndjekur nga Pique. Nuk kishin dyshime lexuesit e Marcas as përsa i përket krahëve të prapavijës me Marcelo që fitoi konkurencën në të majtë me një avantazh të konsiderueshëm kundrejt Jordi Albës dhe Dani Alves që mundi me një diferencë minimale, Carvajal duke u pozicionuar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë tre të përzegjurit e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh janë Andres Iniesta, Sergi Busquets dhe Luka Modric. Në sulm ndërkohë Messi ishte lojtari më i votuar i ndjekur nga Neymar, ndërsa me një diferencë të vogël Luis Suarez mundi Cristiano Ronaldon. Shumë prapa u pozicionuan dy madrilenët e tjerë Bale dhe Benzema. El Clasicon e Marcas e fitoi Barcelona tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim e të shohim se kush do të triumfojë në duelin e kësaj të Shtune në Camp Nou.