Supë me spinaq

164

Supë me spinaq është një recetë e shpejtë e cila kërkon vetëm 25 minuta kohë përgatitje. Nëse ne do të përgatisim një recetë të tillë për 6 persona produktet që na duhen janë; 30 g gjalpë, 1 qepë e grirë hollë, 1 thelb hudhër e shtypur, 250 g fidhe rissoni, 2 l lëng pule, 1/2 bukë franceze (baguette) e prerë në 6 feta të holla, 1 lugë gjelle mustardë, 50g djathë Gruyere i grirë trashë, 500 g spinaq i prerë në rripa, 30 g borzilok i freskët.

Përgatitja e recetës;
Ngrohet gjalpi në një tenxhere, gatuhen 2 – 3 minuta në temperaturë mesatare, në zjarr të ngadaltë, qepa dhe hurdha derisa të zbutet qepa. Ndërkohë nxehet deri në valim lëngu i pulës në një tenxhere tjetër.

Lëngun e valuar e hedhim mbi qepën dhe i lemë të ziejnë. Hidhen fidhet dhe ulet nxehtësia, duke i lënë të ziejnë fidhet, derisa të jenë bërë gati, duke i përzier herë pas here. Ndërkohë fetat e bukës vendosen pranë njëratjetrës në tavën e mbuluar me letrën e furrës. Futen në furrë dhe lihen në opsionin grillë, derisa të marrin një faqe të kuqërremtë.