Sulmuesi i Juves në Premierligë

131

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka zgjuar interesimin e Manchester Cityt, i cili ekipi nga sezoni i ri do të drejtohet nga Pep Guardiola.

Sipas Daily Star, ekipi nga Etihad ka vendosur të heqë dorë nga përpjekjet për transferimin e  Paul Pogbas, dhe tani synojnë t’i sigurojnë shërbimet e Moratas.

Morata është pjesë e Juventusit, por gjatë verës mund të blihet nga Real Madridit për 30 milionë euro.

Los Blancos po synojnë ta shfrytëzojnë të drejtën për riblerjen e lojtarit, dhe më pas ta shesin ose shkëmbejnë me ndonjë lojtar.