Sulmuesi i Arsenalit hospitalizohet pasi u infektua me sëmundjen e malarias

212

Pierre-Emerick Aubameyang përmes një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’ ka konfirmuar se është sëmurë nga malaria.

Sulmuesi i Arsenalit, i cili nuk po kalon në formë të mirë këtë sezon, ka konfirmuar se ka marrë sëmundjen e Malarias derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Gabonit.

“Çkemi djema, faleminderit për të gjitha mesazhet dhe thirrjet”, tha ai.

“Fatkeqësisht kam marrë sëmundjen e Malarias deri sa isha me Kombëtaren e Gabonit javët e kaluara”, shtoi ai.

Pierre-Emerick Aubameyang uploaded a selfie of him in hospital after contracting malaria

“Kam qëndruar në spital ditët e fundit këtë javë dhe jam duke u ndjerë më mirë dita e ditës”.

“Falënderoj doktorët që gjurmuan sëmundjen dhe e trajtuan shpejtë. Nuk u ndjeva mirë në javët e fundit, por do të kthehem më i fortë se kurrë. Sot do të shikoj ndeshjen e bashkëlojtarëve. Shkojmë Arsenal!”, përfundoi Pierre-Emerick Aubameyang.

In a caption on Instagram he explained that he 'wasn't really feeling' himself in recent weeks