Sulmi ndaj vëzhguesit të FFK-së, Leci përfundon sezonin

171

Atë që e kishte shkruar Gazeta Sheshi të shtunën, tashmë zyrtarisht e konfirmon edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Sipas raportit të lëshuar nga FFK, ndaj Hajvalisë është ngritur procedurë për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes, ku para dhe pas përfundimit të takimit ka lejuar persona civilë të hyjnë në zhveshtore, ku edhe janë kërcënuar personat zyrtarë të ndeshjes Hajvalia – Drita.

Ndërkohë, në raportin e vëzhguesit Rasim Gimolli, bëhet e ditur se Liridon Leci ka sulmuar fizikisht atë.

“Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia” Liridon Leci me nr lib3984 (motivi- ku para dhe pas përfundimit të ndeshjes kap për nofulle dhe sulmon personin zyrtar të ndeshjes R.Gimolli, ku lojtari në fjalë ishte në rroba civile në ndeshjen Hajvalia – Drita, e zhvilluar në Kizhnicë me datë 09.04.2016) sipas personave zyrtar të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kësisoj, bazuar në rregulloren disiplinore, sulmi ndaj një zyrtari të ndeshjes dënohet rëndë dhe me gjasë sezoni për Lecin tashmë ka përfunduar dhe këtë pritet ta vërtetojë edhe Komisioni Disiplinor.

Personi i tretë në ‘listën e zezë’, Ali Ajeti ndodhet për shkak të fyerjes dhe sharjes së personave zyrtarë të ndeshjes, e në veçanti gjyqtarit kryesor të takimit në fjalë, Bajram Gashi.