Sulm në zemër, vdiq ish futbollisti i njohur shqiptar (Foto)

291
Astrit Boni, ish futbollist i njohur shqiptar ka vdekur pas një sulmi në zemër.

Një ndër futbollistët e mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga ataku në zemër dhe nuk ka mundur që të mbijetojë edhe pse ka qenë në një prej spitaleve të Athinës.

Astrit Boni, legjenda e gjirokastritëve mësohet se ka ndërruar jetë në Athinë, raporton “Albeu.com”.

Ka qenë një ikje e papritur e Bonit, pasi ai kishte shkuar atje për të kuruar djalin e tij, po futbollist.