Suedi – Sllovaki, formacionet zyrtare

93

Suedia dhe Slovakia do të përballen në kuadër të Grupit E në “Euro 2020”. Suedia ka barazuar me Spanjën ndërsa Sllovakia ka tri pikë dhe kryeson grupin.

Sllovakia në rast të fitores do ta siguronte kualifikimin ndërsa Suedia në rast se merr tri pikë do t’ia rriste gjasat vetit pasi në ndeshjen e fundit luan me Poloninë.

Ndërkohë Suedia kërkon tri pikë dhe selektori Andersson ka deklaruar se ata do të luajnë ndryshe dhe jo si me Spanjën.

Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari gjerman, Daniel Siebert i ndihmuar nga asistentët, Jan Siedel dhe Rafael Foltyn.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Isak, Olsson, Danielson.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Satka, Duda, Hrovsky, Skrinniar, Hubocan, Hamsik, Kucka, Mak, Kosclenik.