Suedi – Sllovaki, formacionet e mundshme

117

Suedia dhe Sllovakia do të përballen në kuadër të Grupit E në “Euro 2020”.

Grupi E është ende i hapur dhe gjithçka mund të ndodhë

Suedia ka barazuar me Spanjën ndërsa Sllovakia ka tri pikë dhe kryeson grupin. Sllovakia në rast të fitores do ta siguronte kualifikimin ndërsa Suedia në rast se merr tri pikë do t’ia rriste gjastat vetit pasi në ndeshjen e fundit luan me Poloninë.

Selektori i Suedisë, Janne Andersen ka deklaruar se Sllovakia është ndryshe nga Spanja, sepse ata nuk bëjnë presion të lartë, kështu që Suedia do të tregojë kualitetet e veta.

Ndërsa selektori i Sllovakisë, Stefan Starkovic ka thënë se pas fitores ndaj Polonisë, slovakët duhet të punojnë shumë.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Suedia: Olsen; Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson; S Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Isak, Berg

Sllovakia: Dúbravka; Pekarík, Šatka, Škriniar, Hubočan; Kucka, Hromada; Haraslín, Hamšík, Mak; Duda