Sudan i Jugut, milicëve i lejohej përdhunimi femrave në këmbim të pagesës

123

Gjatë luftës kundër forcave rebele, milicëve të bashkuar me ushtrinë në Sudanin e Jugut u është lejuar përdhunimi i grave dhe vajzave në këmbim të pagesës.

Një raport i OKB-së del në përfundimin se 1.300 femra janë përdhunuar vitin që shkoi në vendin e pasur me naftë.

Sipas komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Prince Zeid bin Ra’ad, shkalla dhe lloji i dhunës seksuale të kryer në Sudanin e Jugut, është ndoshta abuzimi më i tmerrshëm me të drejtat e njeriut në botë.