Suarez thumbon keq Ronaldon

156

ristiano Roanldo dhe Luis Suarez janë duke luftuar kokë më kokë për çmimin ‘Pichichi’, si golashënuesi më i mirë në La Liga.

Ronaldo deri para xhiros së fundit ishte pesë gola para Suarezit, por sulmuesi i Barcelonës shënoi katër gola në fitoren prej 8:0 ndaj Deportivos, duke iu ofruar në një gol Ronaldos, i cili nuk shënoi asnjë gol ndaj Villarreal, përveç kësaj portugezi mbeti edhe i dëmtuar.

“Të kaloj Ronaldon për ‘Pichichin’? Unë jam krenar për sezonin nëpër të cilin po kaloj dhe ta kaloja Ronaldon do të ishte një privilegj. I vetmi person që nuk mundem ta kalojë është Leo Messi”, ka thënë Suarez, deklaratë thumbuese kjo për yllin madrilen.

Në fakt, Suarez tashmë ka kaluar Leo Messi, pasi ka gjashtë gola më shumë se argjentinasi.