Suarez synon të thyejë rekordin e vet

125

Në sezonin 2009-10, sulmuesi uruguajan i Barcelones, Luis Suarez, qe ishte pjesë e Ajaxit, kishte shënuar 49 gola në 48 ndeshje ne te gjitha kompeticionet, qw njëkohësisht mbetet sezoni më i mirë në karrierën e tij.

Por, ylli i Barcelonës është duke shkëlqyer me fanellën e katalanasve ketë sezon, ku Suarez është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Evrope bashkë me Gonzalo Higuain (Napoli) me nga 25 gola.

Suarez deri tani këtë sezon ka shënuar 41 gola në të gjitha kompeticionet në vetëm 38 aktivizime.

Por, duke parë numrin e ndeshjeve të mbetura në La Liga (13) dhe ato të Ligës së Kampioneve, Suarez pritet ta thyejë këtë rekord te tij.