Suarez shënon 8 gola në dy ndeshje, Enrique lavdëron një tjetër futbollist

159

Trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, duket që nuk i ka bërë edhe aq përshtypje fakti që Suarez ka shënuar tetë gola në dy ndeshje, pasi që në qendër të lëvdatave të tij ka qenë një futbollist tjetër.

Bëhet fjalë për sulmuesin tjetër të Barcelonës, Neymar, për të cilin Enrique ka vetëm fjalë të mirë.

“Neymar nuk fshehët kurrë, ai gjithmonë lufton, ai gjithmonë bën presion në mbrojtjen e kundërshtarëve dhe na ndihmon ta rimarrim topin”

“Futbollistët tjerë bashkëpunojnë më pak kur kanë kohë krizash, mirëpo Neymar e ka bërë totalisht të kundërtën dhe këtë e kanë vërejtur edhe tifozët të cilët vazhdimisht thirrin emrin e tij”, tha Enrique.