Suarez rikthehet në kombëtare

142

Luis Suarez rikthehet me gol në përfaqësuesen e Uruguajit në barazimin 2-2 ndaj Brazilit. Në një duel ndërmjet dy kombëtarëve më të forta në Amerikën Latine, kanë shkëlqyer dyshja e Barcelonës, Neymar dhe Suarez, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithatë e rëndësishme ishte rikthimi në kombëtare i sulmuesit blaugrana Luis Suarez, pasi vuajti dënimin prej nëntë ndeshjeve ndalesë, pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini të kombëtares italiane në Kampionatin Botëror të mbajtur në Brazil gjatë vitit 2014.

/Gazeta Sheshi/