Suarez: Më trajtuan si një rrugaç

124

Luis Suarez do rikthehet sërish në përfaqësuesen e Uruguajit, pasi ka përmbushur dënimin prej nëntë ndeshje ndalesë, të cilën e kishte shqiptuar FIFA, pas kafshimit të Giorgio Chiellini në Kampionatin Botëror në Brazil, transmeton Gazeta Sheshi.

“Më trajtuan si një rrugaç, është një gjë të cilën nuk kam arritur asnjëherë ta kuptoj. Të ndalojnë hyrjen në stadium apo në një teren stërvitjeje është kulmi. Kam gabuar sikurse shumë persona të tjerë të cilët bëjnë gabime në jetën e tyre. Mirëpo, kërkim falja duhet pranuar”, ka theksuar Suarez.

Sulmuesi i Barcelonës e pranoi faktin se do jetë shumë e vështirë rikthimi në përfaqësuese, megjithëse ai do shijojë në maksimum momentet me vendin e tij të lindjes.

/Gazeta Sheshi/