Suarez ka probleme mentale

157

Ish-agjenti i Luis Suarez, e ka akuzuar futbollistin ashpër, duke thënë që ka probleme mentale dhe nuk ka mundësi të përmirësohet

Daniel Fonseca, ishte agjent i Suarezit deri në vitin 2009-të kur i prishën raportet mes tyre, pasi që Suarez e akuzoi që i kishte vjedhur 20 përqind nga kontrata e transferimit nga Nacional te Groningen në po atë vit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Suarez po gënjen, ai ka probleme mentale dhe unë e di sigurt këtë, pasi që ai po viziton një psikolog, e ndërkohë duhet ta vizitojë një psikiatër, pasi që nuk po arrin efektet e dëshiruara”

“Në kohën sa isha agjent i tij, një dit më thirrën tre shokë të Suarez dhe më thanë që disa gjëra të çuditshme po ndodhin me Luisin, unë nuk do ta them se çfarë ka bërë ai, por nëse ai ka guxim le ta thotë vetë dhe pastaj të gjithë do ta dinë që ai me të vërtetë ka probleme mentale”, tha Fonseca.