Suarez – Arsenal, deklarata e ditës

189
Jamie Carragher beson se Arsene Wenger bëri gabimin më të madh në karrierën e tij duke mos e transferuar sulmuesin Luis Suarez para kalimit të tij në Barcelonë.
 Arsene Wenger bëri gabimin më të madh në karrierën e tij duke mos e transferuar sulmuesin Luis Suarez para kalimit të tij në Barcelonë, ka thënë Jamie Carragher.

Ish mbrojtësi i Liverpoolit është i bindur se “Gunners” do ta fitonin Premierligën dy herë në tri sezonet e fundit me Suarezin në ekip.

“Gabimi më i madh në karrierën e Wengerit në Arsenal është mos transferimi i Suarezit”, tha Carragher për “Daily Mail”, përcjell “Lajmi.net”.

Arsenal bëri ofertë për Suarezin në korrik të vitit 2013. Por, ai në fund iu bashkua Barcelonës.